Vendosni fjalën kyçe....

SHBA ndalon anijet ruse nga portet e saj


Presidenti i SHBA-ve Joe Biden thotë se SHBA po ndalon anijet e lidhura me Rusinë nga portet e saj, në një lëvizje të re për të “rritur presionin ndaj Putinit”.

“Asnjë anije që lundron nën flamurin rus, ose që është në pronësi ose operim nga interesat ruse, nuk do të jetë në gjendje të ankorohet në një port të SHBA-ve ose të hyjë në brigjet tona. Asnjë, asnjë.”- thotë ai sipas BBC.

Kujtojmë se BE-ja i ndaloi anijet ruse nga portet e saj më 6 prill. Biden tha se masa synon t’i “mohojë Rusisë përfitimet e sistemit ekonomik ndërkombëtar që ata gëzonin në të kaluarën”.