Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi kërkon kthimin e pesë deputetëve të përjashtuar nga grupi parlamentar, si përgjigjet Alibeaj


Me debate ka nisur mbledhja e grupit parlamentar të PD-së para nisjes së seancës në Kuvend.

Deputetja Albana Vokshi i ka kërkuar kreut të grupit parlamentar Alibeaj që të bëjë kërkesë në Kuvend për të kthyer në grup pesë deputetët e përjashtuar.

Ai është përgjigjur duke thënë se nuk mund të zhbëjë me vullnet personal vendime që janë marrë nga institucionet e partisë, shkruan BW.

“Jemi 5 deputetë të përjashtuar, duhet të bëni kërkesë në Kuvend.” – ka thënë Vokshi.

Ndërsa Alibeaj është përgjigjur: “Nuk zhbëj dot me vullnet personal vendime që janë marrë nga organet e partisë”.