Bashkia e Skraparit ka falënderuar kompaninë e telefonisë celulare ‘One Telecommunications’ pas reagimit të shpejtë të kësaj të fundit mbi një shqetësim të bërë nga bashkia e qytetarë të shumtë të Skraparit.
Në një shënim në faqen zyrtare në Facebook, bashkia bën me dije së bëhej fjalë për disa saktësime lidhur me një spot promocional nga ana e kompanisë.
Kreu i bashkisë thekson se çdo gjë u zgjidh në mënyrë të shpejtë pas komunikimit mes palëve.
“Mesazh vlerësimi – Bashkia Skrapar falenderon kompaninë One Telecommunications për reagimin e saj të shpejtë në përgjigje të shqetësimit të prezantuar nga Bashkia dhe qytetarë të shumtë të Skraparit lidhur me spotin e saj promocional. Në saj të një komunikimi korrekt dhe mirëkuptues me stafin e kësaj kompanie u bë tashmë e mundur saktësimi i informacionit që ky spot përmbante.”