Vendosni fjalën kyçe....

Berisha e konfirmon: Jozefina Topalli do rikthehet në PD


Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli do të rikthehet në Partinë Demokratike. Këtë e ka bërë të ditur ish-kryeministri Sali Berisha mbrëmjen e kaluar, ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.

I pyetur nga gazetari Ylli Rakipi se pse Topalli nuk është në PD, Berisha u përgjigj se ajo do të bëhet anëtare e Këshillit Kombëtar të PD në Kuvendin e 30 prillit.

 “Ajo do të rikthehet në PD, do të jetë anëtare e Këshillit Kombëtar.
Për hapjen, dy do të jenë drejtimet. Së pari, rikthimi i të gjithë vlerave në PD. Së dyti, afrimi me PD, i dhjetëra, qindra, specialistëve, ekspertëve, intelektualëve, të formuar, në Shqipëri dhe jashtë. Nëse patë KOP-in në 2005, ju garantoj se ai do të tejkalohet shumë herë. Po punohet intensivisht në këtë drejtim.”– është shprehur Berisha.