Vendosni fjalën kyçe....

Berisha për incidentin e djeshëm: Alibeaj u keqpërdor nga Rama, ishte e dyta herë


Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij para gazetarëve ka folur për incidentin që pati një ditë më parë në Parlament me kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeajn.

Ai e akuzoi këtë të fundit se është keqpërdorur nga kryeministri Edi Rama.

“Së pari njëherë dua të sqaroj për ju dhe gjithë shqiptarët, se çfarë ndodhi dje në Parlament.

Në një kurth banal, të ulët, Edi Rama për të më privuar nga e drejta e replikës për diskutimine  toj, keqpërdori Enkelejd Alibeajn për të dytën herë në mënyrën të pamëshirë. Tani ta zbërthej këtë. Edi Rama foli, siç e dëgjuat dhe gjatë fjalimit të tij lakoi emrin tim me dhjetëra herë. Por rregullorja e Parlamentit përcakton në mënyrë taksatike të drejtën e replikës dhe ajo e drejtë qëkurse është themeluar ky Parlament gjer sot, ushtrohet menjëherë pas folësit. Në këtë kontekst nënkuptohej se fjala për replikë më takonte mua. Por çfarë bënë? Kur unë u nisa, nxorën me vrap veglën e tyre në një akt të turpshëm të bllokojë foltoren në mënyrë që unë mos të flas. Kush ndërhyri? Ju e parë.

Ndërhyri Taulant Begoja, haptaz në mbrojtjen e një njeriu të keqpërdorur që s’mund ta bënte kurrë atë akt sepse ai e di që fjala para atij që do të bëjë diskutimin, i takon atij që ka replikën. Pra i takonte Sali Berishës fjala. Por për të mbrojtur padronin e tij Edi Ramën, duhej ta merrte ai fjalën. Dhe pasi… ai sigurisht shkoi dhe zuri vendin, a e kuptoi a s’e kuptoi aktin. Por njeriu që e mbrojti më shumë qe Taulant Begoja.

Kjo nuk sihte hera e parë. Para një muaji në mënyrë të neveritshme u përsërit I njëjti skenar. Foli, mu citua emri dhe unë nisem për të marrë fjalën për replikë. Taulant Balla, ishte hutuar më duket, I drejtohet drejtueses së seancës që kemi rënë dakord të flasë drejtuesi i grupit. Kjo ra në vështirësi dhe ia dha Jorida Tabakut fjalën. Unë e lashë. Mirëpo kur e bëri dje pastaj natyrsiht që do jepja përgjigje. Replike është replikë. Kryetarja e PArlamentit duhet ta drejtojë me rregullore Parlamentin. E ka shkelur në mënyrë të përsëritur rrgulloren dhe unë jam munduar mos t’ja kthej se është zonjë.”- tha Berisha.