Drejtori i Përgjithshëm i Sistemit Parauniversitar, Selman Hodaj mësohet se ka dhënë dorëheqjen. Ende nuk dihen arsyet e këtij vendimi.
Kujtojmë se më parë, Hodaj ka mbajtur postin e kryetarit të Partisë Socialiste në Berat e më pas ka shërbyer si kryetar i drejtorisë arsimore të qytetit.
Përveç Hodajt, në medie thuhet se dorëheqjen e ka dhënë edhe drejtori i Drejtorisë Rajonale Arsimore Korçë, Kristaq Grabocka.