Gjatës vizitës së tij në Kalabri, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vizituar një tjetër fshat arbëresh. Këtë radhë, ai është ndalur në Pallagorio, fshatin e këmbanave.
Meta shprehet se ato kumbojnë në arbërisht dhe vështrimin e kanë gjithmonë te mëmëdheu i tyre Shqipëria.
“Në Pallagorio, fshatin e këmbanave që kumbojnë në arbërisht dhe që vështrimin e ka gjithmonë nga Mëmëdheu, Shqipëria.”- shkruan Meta. Ai ka ndarë me ndjerësit e tij dhe vargjet e një kënge arbëreshe.
Vargjet:
Kumbor’e sheite
Këndò për ghith jetën
Lavdat’e Shën Mërisë
E lark e lark nka ajò an’e detit
Me ghuhen’e tonë të bukurë
Falna Arbërinë
Thuaji
Se Puherizve i ka hjè t’e duan
Si drita e sivet
Atë mëmë të vietrë