Vendosni fjalën kyçe....

Moti i keq, Porti i Vlorës ndërpret lundrimet për dy ditë


Kapitaneria e Portit Vlorë ka njoftuar ndalimin e dhënies së leje-nisjeve për të gjitha mjetet e vogla lundruese, anijeve të peshkimit etj për dy ditë 22 dhe 23 prill, për shkak të motit të keq dhe detit me dallgë.

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për datat 22 Prill 2022 ora 22:00 deri 23 prill 2022 deri në orën 10:00 në drejtimin Jug-Juglindje në forcën 5-6bft, 1.00-1.50m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft deri 8bft 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 3.50 metra.

Është ndaluar dhënia e leje-nisjes e të gjitha mjeteve të vogla lundruese , anijeve të peshkimit që operojnë jashtë Gjirit të Vlorës dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre. Mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë brenda Gjirit të Vlorës të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.

Njoftohen të gjithë drejtuesit anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe të merren masat për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 22 prill 2022 deri 23 prill 2022.

Përmirësimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 23 Prill 2022 ora 10:00”-thuhet në njoftim.