Vendosni fjalën kyçe....

Problemet shëndetësore, ish-Presidenti Nishani dërgohet për kurim jashtë vendit


Ish-Presidenti i Republikës Bujar Nishani është transferuar në një spital jashtë vendit gjatë mëngjesit të sotëm, për shkak të gjendjes së tij të rënduar dhe nevojës për trajtim me të specializuar mjekësore

Sipas “News 24”, ai është dërguar në Gjermani.

Kujtojmë se Nishani u shtrua një ditë më parë në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, për t’u trajtuar për pneumoni bilaterale post Covid me insuficiencë respiratore.

Nuk dihet se kur Nishani e ka kaluar koronavirusin por ai i ka lënë pasoja në mushkëri.