Një tërmet i fuqishëm ka goditur mbrëmjen e kësaj të premteje Ballkanin.
Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë.
Instituti i Gjeoshkencave në Shqipëri ka raportuar se lëkundjet janë regjistruar në orën 21:07 me orën lokale dhe epiqendra ka qenë 10 km në jug perëndim të Mostarit dhe 202 km nga Tirana.
Tërmeti është ndjerë deri në Tiranë, Berat dhe Vlorë. Por fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale. Sipas policisë në Tiranë, në sallën operative deri tani nuk ka asnjë raportim për ndonjë problem të shkaktuar nga tërmeti.