Një aksident i ka marrë jetën një personi në Devoll në aksin Korçë-Bilisht në afërsi të urës së Progrit.
Një automjet ka përplasur një person i cili ecte në anë të rrugës.
Policia ka shkuar menjëherë dhe po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
“Më datë 23.04.2022, rreth orës 20:25, në aksin nacional Korçë-Devoll, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Progrit”, shtetasi A. K., duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka aksidentuar këmbësorin A. H., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Vranisht, Devoll, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit“-njofton policia.