Procesi zgjedhor për kreun e PD-së në Gramsh është shoqëruar me debate. Kjo pasi shumë nga anëtarët e vjetër të PD-së nuk e kanë gjetur emrin në listë.
“Jam kreu i PD në fshatin Lubinjë dhe s’kam emrin në listë.”– tha njëri prej anëtarëve. Ai u kërkoi komisionerëve që të shkojnë në gjendjen civile po nuk e besuan.
Si pasojë e këtyre debateve, njëri nga kandidatët, Kodhel Çala, i cili është njëkohësisht edhe kryetar i PD-së së rrethit Gramsh kërkon që procesi të pezullohet.
Nga 1234 anëtarë me të drejtë vote, deri në orën 13:00 raportohet se kanë votuar 124 anëtarë.