Vendosni fjalën kyçe....

Avokati shqiptar u gjet i vdekur në rrugë, kishte shkruar dy letra lamtumire para vetëflijimit


Në tunelin e këmbësorëve Bnl në Emilia S. Stefano në Reggio të Italisë, aty ku u gjet i vdekur avokati shqiptar Aineo Redo, sot janë vendosur lule e qirinj në kujtim të tij. Një kujtim i fundit në vendin që 48-vjeçari zgjodhi për t’i marrë jetën vetes me thikë kuzhine.

Mediet e shtetit fqinj raportojnë se avokati kishte lënë pas dy letra: njërën e kishte lënë në studion ku punonte dhe e dyta iu gjet në xhep.

Në rreshtat e fundit thuhet se ai i kërkonte falje familjes. Aineo Redo ka lënë pas gruan dhe dy fëmijët e tij të moshave: 9 dhe 18 vjeç.

kKolegët e tij janë shprehur të tronditur nga ajo që ndodhi.

“Aineo Redo ishte një person i ndjeshëm dhe modest, ai bënte punën e tij dhe e dinte vlerën e fjalës sakrificë.”- kështu e kujton Gentian Alimadi, një avokat në Parma, i cili përveçse koleg, ishte edhe moshatar dhe mik i ngushtë i Redos.

Të dy kishin mbërritur në Itali nga Shqipëria së bashku, në mesin e viteve ’90, me një varkë të improvizuar. Më pas, studimet i kishin vijuar gjithmonë bashkë deri në Universitetin e Parmës dhe kishin patur bashkëpunime të shumta profesionale.