Vendosni fjalën kyçe....

Bordi i Transparencës vendos: Ulet me 3 lekë çmimi i naftës, rritet çmimi i benzinës


Bordi i Transparencës ka vendosur ndryshimin e çmimeve të karburantit. Kështu, sikurse bëhet me dije permes një njoftimi për mediet, duke nisur nga disa e sotme çmimi i naftës në pikat e karburanteve do të jetë më i ulët 232 lekë për litër, ndërsa benzina do rritet në 212 lekë për litër nga 211 lekë që ishte.

Ndërkohë gazi i lëngshëm ulet në 104 lekë nga 115 që ishte caktuar më parë.

Vendimi më i fundit i Bordit të Transparencës është në fuqi deri në mbledhjen e radhës.

Njoftimi i plotë:

Bordi i Transparencës i mbledhur në datë 23 Prill 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare.

Nisur sa më sipër, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit  21/5 të Aktit Normativ,  Bordi vendosi:

Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me shumicë të produkteve për datën 23.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:

  • 220 Lekë/litri për gazoilin;
  • 200 Lekë/litri për benzinën;
  • 92 Lekë/litri për gazit të lëngshëm të naftës.

Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me pakicë të produkteve për datën 23.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:

  • 232 Lekë/litri për gazoilin;
  • 212 Lekë/litri për benzinën;
  • 104 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.*( çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Vendimi i Bordit hyn në fuqi  dhe do reflektohet në datë 23.04.2022, ora 18.00 p.m, deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.

Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti,heqje licence dhe sekuestrim.