Vendosni fjalën kyçe....

Harta me tërmetet më të fuqishme që kanë goditur Ballkanin në 62 vitet e fundit


Qendra Sizmologjike Euromesdhetare ka publikuar një hartë të tërmeteve të regjistruara në pjesë të Evropës Juglindore gjatë 62 viteve të fundit.

Kjo hartë publikohet pas tërmetit të fuqishëm që goditi një natë më parë Bosnjë Hercegovinën dhe u ndie në pjesën më të madhe të Ballkanit.

Në hartën e publikuar nga EMSC, pikat me ngjyrë më të ndezur përfaqësojnë tërmetet më të fuqishme që kanë goditur vendet e Ballkanit që nga viti 1960 e deri më sot.

“Pikat me ngjyra përfaqësojnë tërmetet që kanë goditur rajonin nga viti 1960 e deri më tani”- thuhet në postim.

E sikurse vihet re, dy prej tërmeteve më të fuqishme gjatë këtyre viteve janë shënuar në vendin tonë.

Njëri është tërmeti që goditi Shkodrën më 15 Prill të 1976 ku humbën jetën 40 persona. I dyti është tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit të vitit 2019 ku humbën jetën 51 persona.