Interi ka fituar në San Siro kundër Romës me rezultatin 3-1.
Zikaltërit dominuan tërësisht lojën duke shënuar që pjesën e parë dy gola.
Dumfries hapi sfidën me golin në minutën e 30’ ndërsa 10 minuta më vonë Brozovic dyfishoi rezultatin.
Me fillimin e pjesës së dytë Martinesh trefishoi rezultatin. Golin e vetëm për Romën e shënoi Mkhitaryan.
Me këtë fitore Interi ngjitet përkohëshisht në krye të Seria A duke parakaluar Milanin i cili luan nesër me Lazion. Interi është një ndeshje më për shkak të një sfide të paluajtur ndaj Bolognës për shkak të Covid 19.