Vendosni fjalën kyçe....

Ish-eurodeputetja Doris Pack i drejtohet ambasadores Kim: Po ndërhyni në proceset ligjore, turp të kesh, kjo është e paligjshme


Ish-eurodeputetja dhe njëherësh Presidentja e Forumit të Grave të PPE-së, Doris Pack, ka reaguar lidhur me përplasjen mes ambasadores amerikane në vendin tonë Yuri Kim dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ajo i ka dalë në krah këtij të fundit dhe i drejtohet ashpër ambasadores Kim në “Twitter”.

Pack shkruan se ambasadorja ka ndërhyrë në proceset ligjore dhe i kujton se kjo është e paligjshme. Sikurse vihet re, fjalën “ambasadore” ajo e vë në thonjëza.

Çfarë shkruan Pack:

“Ambasadore”, ju po ndërhyni në proceset ligjore kombëtare. Kjo është e paligjshme për çdo shtetas shqiptar si dhe për të “mysafirët” në vend. Një sjellje të tillë, të gjithë e kemi parë nga diktatorët. Turp të kesh.

Kujtojmë se paraditen e sotme ish-kryeministri Berisha deklaroi se do të informojë me hollësi autoritetet e SHBA-ve mbi aktet e ambasadores.

“Ky revolucion nuk ndalet nga asgjë. Nuk besoj se ka pasur një shkelje më të rëndë mbi vlerat e lirisë, mbi të cilat qëndrojnë SHBA-të dhe vendet e lira. Nuk besoj kurrë se ky është një orientim, është një parim i vendit të saj të madh lirisë. Ky është një akt individual, për të cilin ne në mënyrë absolute do të informojmë me hollësi autoritetet e SHBA-ve.”-shprehej Berisha.