Komisioni i Rithemelimit ka njoftuar se ka përfunduar procesi zgjedhor edhe për degën 15 në Tiranë dhe në degën e PD në Pukë.
Pas numërimit të fletëve të votimit, komisionet e votimit shpallën fitues në degën 15 Tiranë, Florind Mansaku dhe në Pukë Demir Hyseni me 67% të votave
Këto zgjedhje të organizuara nga Komisioni i Rithemelimit nuk janë mbështetur nga pjesa tjetër e PD-së të cilat i kanë quajtur të një anshme.