Kukësi e ka inauguruar pa gola stadiumin e rindërtuar “Kukës Arena”.
Verilindorët janë ndalur nga Laçi ditën e sotme. Skuadrat ndajnë një pikë së bashku dhe mbajnë veten në zonën për garat evropiane.
Në ceremoninë e inaugurimit kanë qenë prezentë, Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, Presidenti i FSHF-së Armando Duka, ai i Kosovës Agim Ademi dhe kryetari i Bashkisë Kukës, Safet Gjici dhe Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali.