Vendosni fjalën kyçe....

“Lufta Rusi-Ukrainë do ketë ndikim të rëndë ekonomik për Evropën” – FMN


Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës do të ketë pasoja të rënda ekonomike për Evropën, pasi vjen në një kohë kur rimëkëmbja ekonomike nga pandemia e koronavirusit është e paplotë, tha Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në një raport të premten.

“Rritjet e mëdha të çmimeve të mallrave dhe ndërprerjet e ndërlikuara të zinxhirit të furnizimit të mallrave do nxisin më tej inflacionin dhe do të zvogëlojnë të ardhurat e familjeve dhe fitimet e firmave”, thuhet në raportin e titulluar ‘Perspektiva Ekonomike Rajonale për Evropën’.

“Inflacioni parashikohet të arrijë një nivel të lartë prej shumë dekadash në shumë vende. Dhe rreziqe të reja dalin nga përshkallëzimi i luftimeve dhe ndërprerjeve në flukset kritike të energjisë,” shtoi raporti.

FMN tha se sfidat kryesore të politikëbërësve evropianë janë kujdesi për refugjatët, ndihma e familjeve dhe kompanive të cenueshme që përpiqen të përballojnë shpenzimet më të larta për energjinë dhe përmirësimi i sigurisë së energjisë.

“Lufta dhe pasojat e saj do të shtojnë gjithashtu sfidat strukturore me të cilat përballet Evropa pas pandemisë. Në Ukrainë, infrastruktura sociale dhe ekonomike e shkatërruar nga lufta do të duhet të rindërtohet, gjë që do të kërkojë flukse të mëdha financimi nga donatorët,” shtoi FMN.