Vendosni fjalën kyçe....

Policia Rrugore mburret në “Facebook”: Arrestuam një 21-vjeçar nën efektin e hashashit


Policia Rrugore e Tiranës ka vënë në pranga një tjetër djalë të ri, i cili ka rezultuar se po drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike, specifikisht kanabisit.

Kjo katër pas një tjetër djali të ri, i cili ka rezultuar pozitiv në testin e drogës.

Uniformat blu bëjnë me dije sei riu është ndalur gjatë një kontrolli policor në rrugën “Xhanfize Keko” dhe i është bërë testi i drogës. Pas testit, 21-vjeçari ka rezultuar se kishte konsumuar lëndë narkotike.

“Policia Rrugore e Tiranës vë në pranga një tjetër shtetas që drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

4 ditë më parë, Policia Rrugore e Tiranës, vuri në pranga një 25-vjeçar i cili rezultoi se drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

Efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë kanë organizuar kontrolle të alternuara me shërbime të uniformuara dhe të pauniformuara, me qëllim jo vetëm verifikimin dhe ndëshkimin e shkeljeve që janë burim për aksidente rrugore, por edhe ndëshkimin e veprave të tjera penale që cenojnë integritetin e punonjësve të Policisë së Shtetit.

Gjatë kontrolleve policore, në rrugën ‘Xhanfize Keko’, është ndaluar drejtuesi i një automjeti, shtetasi S. D., 21 vjeç, të cilit, shërbimet e Policisë Rrugore i kanë bërë testin e drogës, me aparatin *AquilaScan*.

Pas testit, rezultoi se 21-vjeçari drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike.”- thuhet në njoftimin e Policisë.

I riu u arrestua dhe akuzohet për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Po ashtu atij iu pezullua leja e drejtimit për 12 muaj, iu zbritën 10 pikë nga leja e drejtimit dhe iu vendos masa administrative 15.000 lekë të reja.