Vendosni fjalën kyçe....

Raportohen sulme me raketa/ Ministri i Jashtëm i Ukrainës: Rusia po përpiqet të përhapë terror në Odesa


Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba ka reaguar përmes një postimi në “Twitter” lidhur me sulmet që po raportohen sot në Odesa. Ai thotë se Rusia po përpiqet të përhapë terror në prag të Pashkëve ortodokse në qytetin port.

 “Qëllimi i vetëm i sulmeve me raketa ruse në Odesa është terrori. Rusia duhet të emërtohet si sponsor shtetëror i terrorizmit dhe të trajtohet në përputhje me rrethanat. Pa biznes, pa kontakte, pa projekte kulturore. Ne kemi nevojë për një mur midis qytetërimit dhe barbarëve që godasin qytetet paqësore me raketa.”- shkruan Kuleba në një postim në “twitter”.

Zyrtarët lokalë raportuan më herët se qyteti port jugor i Odesës është shënjestruar me raketa.

Një ndërtesë banimi shumëkatëshe është dëmtuar, sipas agjencisë së lajmeve UNIAN të Ukrainës. Një ndihmës i ministrit të brendshëm Anton Herashchenko tha se disa raketa goditën blloqet e banimit dhe një burrë vdiq pasi makina e tij mori flakë. Megjithatë ende nuk ka detaje të tjera mbi këto sulme.