Vendosni fjalën kyçe....

Tërmeti në Bosnjë i merr jetën 27-vjeçares, prindërit mbetën të plagosur


Shënohet një viktimë nga tërmeti i mbrëmjes së kaluar në Bosnjë Hercegovinë. 

Mediat boshnjake raportojnë se një vajzë 27-vjeçare e quajtur Elmira Sefo, ka ndërruar jetë në spital.

E reja kishte mbetur e plagosur pasi një gur ra mbi shtëpinë e saj në lagjen Kukavac. Po ashtu të plagosur mbetën edhe prindërit e saj u plagosën lehtë. Ata u dërguan në spitalin rajonal në Stolac, por pavarësisht përpjekjeve të mjekut dhe reanimacionit të gjatë, 28-vjeçarja nuk arriti të mbijetonte.

Prindërit dhe motra e saj u plagosën lehtë. Një gur i madh ra në shtëpinë e tyre në lagjen Kukavac për shkak të tërmetit me magnitudë 5.6 ballë të shkallës Rihter të regjistruar mbrëmjen e djeshme me epiqendër në Stolac. 

Tërmeti me magnitudë 5.7 ballë në një thellësi prej pesë kilometrash me epiqendër 30 kilometra në veriperëndim të Bileçës goditi mbrëmjen e kaluar në Bosnjë. Lëkundjet e forta u ndjenë edhe në Shqipëri.