Që nga 24 shkurti kur nisi sulmi dhe deri më 23 prill, mbrojtësit ukrainas kanë eliminuar rreth 21 mijë e 600 anëtarë të trupave ruse. Të paktën kështu ka raportuar sot Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në një psotim në “Facebook”.
Për më tepër, trupat ukrainase pretendojnë se kanë shkatërruar 854 tanke, 2205 automjete të blinduara të personelit, 403 sisteme artilerie, 143 MLRS, 69 sisteme kundërajrore, 177 avionë, 154 helikopterë, 1.543 automjete, 8 anije, 76 tanke karburanti, etj.
Ndërkohë sikurse raporton Ukrainform, Inteligjenca e vendit ka zbuluar se ushtria ruse po përfundon rigrupimin e saj në Bjellorusi dhe po bëhet gati për të nisur një ofensivë në shkallë të gjerë në zonën operacionale të Donetsk.