Një tërmet i fortë me magnitudë 5.6 ballë të shkallës Rihter goditi mbrëmë Bosnjën dhe Hercegovinën duke i marrë jetën një vajze të re.
27-vjeçarja Elmira Sefo nga Stolaci ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të rënda që ka marrë në shtëpinë e familjes ku ka rënë një shkëmb i madh.
Mediet boshnjake kanë shkuar në Stolac ku ndodhet banesa në fjalë dhe po monitoron situatën.
Fotot e para që ata kanë publikuar tregojnë dëmet që ka shkaktuar tërmeti në këtë banesë.
Sipas televizionit N1, mbetjet e shkëmbinjve të shembur duken në rrugën sipër shtëpisë dhe në çatinë e banesës ku humbi jetën vajza. Mbi çati është krijuar një vrimë nga shkëmbi u shemb mbi të, të cilën e kanë mbuluar me një çarçaf.
Në shtëpi për momentin nuk ka njeri. Fqinjët shprehen të tronditur nga humbja e Elmirës dhe nën emocione të forta tregojnë se kanë frikë nga tërmetet e reja të mundshme.
Një nga fqinjët ka thënë se ka qenë i pari që ka vrapuar për të ndihmuar vajzën pas aksidentit, por që fatkeqësisht ka parë që nuk ka pasur çfarë ndihme të jepte, pasi ajo kishte pësuar lëndime jashtëzakonisht të rënda.
Elmira Sefo u dërgua me urgjencë në një spital në Mbrostar, por me gjithë përpjekjet e mëdha të mjekëve, ata nuk mundën t’i shpëtonin jetën.
Mbrëmë, kryetari i komunës së Stolacit, Stjepan Boshkoviç, tha se komuna do të ndihmojë në riparimin e dëmeve të shtëpisë. Ai theksoi se të paktën kjo gjë mund të bëhet duke qenë se jeta e vajzës është e pamundur të rikthehet.
Dëmet ende janë duke u vlerësuar, ndërsa të gjithë të lënduarit nga tërmeti thuhet se kanë pësuar lëndime të lehta.
Stanovnici mjesta u kojem je stradala 28-godišnjakinja i dalje strahuju od mogućeg obrušavanja stijena na strmom terenu. Roditelji i sestra preminule su zbrinuti u mostarsku bolnicu. Izvještava Đenana Kaminić Puce pic.twitter.com/EN5PfSzRKQ
— TV N1 Sarajevo (@N1infoSA) April 23, 2022