Vendosni fjalën kyçe....

Arian Galdini kundërshton propozimet me zarf për zgjedhjen e Presidenti: Përdhosja më e madhe ndaj këtij institucioni


Kryetari i Partisë Lëvizja e Re Arian Galdini nuk është dakord me mënyrën si Partia Socialiste po zhvillon procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri.

Galdini në një takim të zhvilluar në Pogradec tha se Rama kërkon një President që ta ketë nën vete.

Ai theksoi nga procese të këqija dalin produkte të këqija dhe zgjedhja me zarf është përdhosja e institucionit.

Edi Rama ka shpallur si kriter se Presidenti i ri i Republikës, nuk duhet ti ngjajë Ilir Metës. Por nga ana tjetër zarfizimi i zgjedhjes së Presidentit, e kthen këtë në proçesin më të keq, më të ligë, më depersonalizues që ka ndodhur ndonjëherë për zgjedhjen e një Presidenti. Vetvetiu shoqëria shqiptare ka të drejtë të dyshojë se nga proçeset e këqija gjithmonë dalin produkte të këqija. Pra ky proçes nuk po kërkon një President më të mirë se Ilir Meta. Edi Rama po kërkon një President “su misura”(me porosi sipas masës së tij) që ta ketë veç për vete e nën vete.”-deklaroi Galdini.

Në takimin e zhvilluar në Pogradec Galdini u rikonfirmua si kryetar i LRE-së.