Vendosni fjalën kyçe....

Biden njofton se do e bëjë çdo mjet të ushtrisë ‘miqësore ndaj klimës’: Do kemi ushtri ‘të gjelbër’


Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka njoftuar se është duke u zhvilluar një ‘proces’ për ta bërë çdo automjet në ushtrinë e vendit ‘miqësore ndaj klimës’, duke shtuar se ‘ne po shpenzojmë miliarda dollarë për ta bërë atë’ sa më shpejt.

Presidenti ishte në Seattle për pushime, duke përdorur fjalimin e tij në ‘Seward Park’ si një mundësi për të promovuar besimin e tij te ekonomia e gjelbër.

Por ndërsa Pentagoni është në procesin e zhvillimit të një plani të supozuar ‘zero emetimesh’ për flotat jotaktike, që pritet në vitin 2035, tani për tani nuk ka asnjë projekt në proces për të kthyer të gjitha automjetet e ushtrisë më të shtrenjtë në botë nga lëndë djegëse fosile në elektrike.

Një rregullim i tillë do të kërkonte që çdo arenë e mundshme lufte të ketë infrastrukturë të gjerë karikimi për flotën e automjeteve elektrike, diçka që thjesht nuk është e mundur në shumicën e vendeve ku SHBA ka baza.

Ndërsa Biden pranoi se kishte një Corvette të cilësisë së mirë që ‘nuk bën gjë tjetër veçse ndot ajrin’, ai u kujdes ta cilësonte deklaratën duke pretenduar se nuk e kishte ngarë atë shumë.

Biden është vënë nën kritika nga aktivistët e klimës që kur ishte kandidat në zgjedhjet e vitit 2020. Administrata Biden ka kërkuar 773 miliardë dollarë për të shpenzuar për ushtrinë për vitin fiskal 2023.

Sado e madhe të duket kjo shifër, ajo përfaqëson vetëm një rritje prej 4% nga buxheti i madh i mbrojtjes i vitit të kaluar. Është e paqartë se cila pjesë e fondeve buxhetore të kërkuara janë të destinuara për iniciativat e gjelbra.

Pëgatiti për Hashtag.al, K.Manjani