Një gol mahnitës u shënua në një ndeshje kupe mes Alania Vladikavkaz e Zenit.
Ndërsa ndeshja ishte 2-1 në favor të miqve, vendasit e rritën presionin duke fituar një goditje të lirë.
Ata bënë disa lëvizje të pazakonta duke u rrështuar të gjithë në krahun e kundërt me lojtarët e Zenitit dhe pas një lëvizjeje mashtruese nga njëri prej lojtarëve, tjetri e çoi topin në këndin e majtë të portës së Zenitit duke barazuar rezultatin.
Barazimi e çoi ndeshjen në kohën shtesë e më pas në penalltiku Alania u tregua më e saktë duke eliminuar kandidatin kryesor për fitimin e trofeut, Zenitin.
Alania luan në ligën inferiore dhe pret shortin për të mësuar rivalin në gjysmëfinale.