Ish i burgosuri i Guantanamos, Mohamedou Ould Slahi, ngriti një padi prej 35 milionë dollarësh kundër qeverisë kanadeze për paraburgimin e tij 14-vjeçar, thanë mediat vendase të shtunën.
Sipas një deklarate të dorëzuar të premten në emër të Slahit në Gjykatën Federale të Kanadasë, autoritetet ndërmorën veprime që ‘shkaktuan, ndihmuan e zgjatën ndalimin, torturën e sulmin seksual në Gjirin e Guantanamos.’ – sipas Korporatës Kanadeze të Transmetimeve (CBC).
Slahi, 51 vjeç, një shtetas mauritanian që jetonte në Montreal nga nëntori 1999 deri në janar 2000, u hetua nga shërbimet e sigurisë gjatë asaj kohe.
Ai pretendoi se autoritetet kanadeze e ngacmuan gjatë hetimit dhe e detyruan të kthehej në Mauritani.
‘Informacionet e rreme’ për veprimtarinë e tij nga zyrtarët kanadezë, çuan në arrestimin dhe transferimin e tij në Jordani, Afganistan dhe më pas në Gjirin e Guantanamos.
Procesi që çoi në arrestimin e Slahit në Montreal në 2002 filloi pasi ai u lut në të njëjtën xhami me Ahmed Ressam, i njohur si ‘komplotuesi i mijëvjeçarit’, sepse ai ishte anëtar i Al-Kaedës dhe planifikoi të bombardonte aeroportin e Los Anxhelosit.
Autoritetet kanadeze ndaluan dhe arrestuan Slahin, i cili po falej në xhaminë në Montreal, me dyshimin për terrorizëm.
Hetuesit amerikanë, të cilët dyshonin se Slahi ishte anëtar i Al-Kaedas, përdorën ‘teknika të ndryshme të marrjes në pyetje, të cilat tani konsiderohen si torturë. Si pasojë e torturave, ai i pranoi të gjitha akuzat.
I liruar nga Guantanamo në vitin 2017, Slahi punon si shkrimtar dhe ka shkruar disa libra.
Filmi ‘The Mauritanian’, i xhiruar vitin e kaluar, është bazuar në një nga librat e tij.