Një aksident i ka marrë jetën një 45-vjeçari ditën e sotme në Tiranë.
Motori është përplasur me autobusin e linjës së Shkozës duke i marrë jetën 45-vjeçarit.
“Më datë 24.04.2022, në Shkozë, një motomjet me drejtues ende të paidentifikuar, rreth 45 vjeç, është përplasur me autobusin e linjës së Shkozës, me drejtues shtetasin H. T., 60 vjeç.
Si pasojë e aksidentit drejtuesi i motomjetit, ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”-njofton policia.