Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Kukës.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shtiqën pas një sherri për motive pronësie.
I plagosur ka mbetur 34-vjeçari me iniciale F.A. ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes dyshohet personi me iniciale B.M.
Policia ka nisur punën për kapjen e tij ndërsa i lënduari është dërguar në spitalin e qytetit.