Tifozët e klubit të bejsbollit të Neë York Yankees sulmuan ekipin rival pasi hodhën shishe, kanaçe dhe mbeturina ndaj lojtarëve të Cleveland Guardians të shtunën, pavarësisht se ekipi i tyre fitoi 5-4.
Yankees vulosën një fitore të ngushtë ndaj kundërshtarit. Megjithatë, në vend që të festonin arritjen e tyre, atyre iu desh të nxitonin drejt murit në fushën e qendrës së djathtë dhe të përpiqeshin të qetësonin një xhep të zhurmshëm të tifozëve të tyre në stadiumin Yankee.
Problemi kishte filluar kur loja u ndërpre pasi Steven Kwan i Guardians u përplas me murin duke ndjekur topin ndërsa mikpritësit barazuan lojën.
Përpara se aksioni të rifillonte, Oscar Mercado i Cleveland-it tregoi me dorë drejt tribunës dhe qendërfushori Myles Straw u ngjit në gardh për t’u përballur me një tifoz të zemëruar ndërsa një tjetër bëri një koment nënçmues.
Më pas gjërat u qetësuan pas ndërhyrjes së forcave të sigurisë dhe lojtarëve nga të dy ekipet.