Vendosni fjalën kyçe....

Tragjedi në det, anija turistike fundoset në Japoni, 10 viktima


Roja Bregdetare japoneze tha se 10 nga 26 personat në një varkë turistike që u mbyt në ujërat e ftohta të një parku kombëtar verior janë konfirmuar të vdekur. Kërkimi për të tjerët është ende në vazhdim një ditë pasi anija dërgoi një telefonatë për të kërkuar ndihmë duke thënë se po fundosej.

Roja Bregdetare tha të dielën se trupat e 10 viktimave përfshinin shtatë burra dhe tre gra. Në anijen turistike ndodheshin dy ishin anëtarë të ekuipazhit dhe 24 pasagjerë, duke përfshirë dy fëmijë. Anija turistike hasi në telashe të shtunën pasdite pranë majës së gadishullit Shiretoko.

Vendndodhja njihet si një vend i vështirë për të manovruar varkat për shkak të vijës bregdetare shkëmbore. Ministria e Transportit ka nisur një hetim për operatorin e  anijes, i cili pati dy aksidente vitin e kaluar.