Vendosni fjalën kyçe....

Tyson Fury mbron titullin por trishton tifozët me lajmin e tërheqjes (Video)


Kampioni botëror i peshave të rënda në WBC, Tyson Fury mbrojti titullin e tij duke mposhtur Dillian Whyte në Wembley të shtunën, por më pas i la fansat të habitur teksa njoftoi se mund të të tërhiqej nga boksi në intervistën e tij pas ndeshjes.

Në një shfaqje fantastike, e cila ishte e para në Britaninë e Madhe në pothuajse katër vjet, Fury kontrolloi ndeshjen që nga fillimi kundër pretendentit numër një Whyte dhe bëri një goditje të saktë në mes të ndeshjes për të çuar në ekstazë 94,000 tifozët që kishin mbushur shkallët e stadiumit më të madh të vendit.

Pas fitores mbrëmjen e djeshme, Fury e çon rekordin në 32-0-1.

“Jam shumë i ngarkuar emocionalisht nga mbështetja e madhe që më kanë dhënë bashkëkombasit e mi.” – tha Fury pas ndeshjes.

“Nuk mund ta besoj që 94,000 bashkatdhetarët e mi kanë ardhur këtu sonte për të më parë mua të ndeshem. Unë vetëm dua të them nga thellësia e zemrës sime, faleminderit shumë për çdo person të vetëm që bleu një biletë këtu sonte ose qëndroi zgjuar vonë për ta parë ndeshjen në në televizor.” – shtoi boksieri.

Më pas ai la të gjithë të habitur duke thënë se do tërhiqej nga ringu.

“I premtova gruas sime bukuroshe Paris se pas ndeshjes së tretë me Deontay Wilder do e kisha parasysh tërheqjen.” – shpjegoi Fury.