Vendosni fjalën kyçe....

Zvicra bllokon eksportimin e armëve gjermane në Ukrainë


Zvicra dyshohet se ka penguar planet gjermane për të rieksportuar municion të prodhimit zviceran në Ukrainë, raportuan mediat lokale të dielën, duke cituar Sekretariatin Shtetëror të vendit për Çështjet Ekonomike (Seco). Kombi alpin përmendi statusin e tij asnjanës dhe legjislacionin që ndalon dërgesat e armëve në zonat e konfliktit.

Prodhuesi gjerman i armëve ‘Rheinmetall’ me bazë në Dusseldorf, i cili ndërton automjete luftarake të këmbësorisë Marder (IFV) për ushtrinë gjermane, përdor municione të prodhuara në Zvicër, sipas mediave gjermane. Ky fakt me sa duket është shfaqur si një pengesë për planet e fundit të Berlinit për të furnizuar me municion Ukrainën.

“Seco mori dy kërkesa nga Gjermania për të kaluar municionet e marra më parë nga Zvicra në Ukrainë.” – konfirmoi sekretariati për gazetën zvicerane ‘Sonntags Zeitung’ të dielën. Të dyja kërkesat ‘janë kundërshtuar duke iu referuar asnjanësisë së vendit dhe kritereve kufizuese të legjislacionit për pajisjet ushtarake.’ – shtuan autoritetet zvicerane.

Ligji zviceran kërkon që Berna të japë pëlqimin për çdo rieksportim të armëve dhe të ndalojë dërgesat e armëve në zonat e konfliktit.

Zvicra iu bashkua sanksioneve antiruse në një largim të rrallë nga politika e saj e rreptë e asnjanësisë pasi Moska filloi operacionin e saj ushtarak në Ukrainë, por ajo ka qenë ende e vendosur në asnjanësinë e saj kur bëhet fjalë për çdo ndihmë ushtarake për Ukrainën.

Sipas mediave, vetoja zvicerane për rieksportin e municioneve ka ngjallur zemërim në Gjermani për shkak se dyshohet se ka bërë të pamundur dërgimin mjeteve IFV Marder në Ukrainë.

Pëgatiti për Hashtag.al, K.Manjani