Procesi i numërimit të votave është mbyllur edhe në degën e PD-së në Shkodër, në procesin që zhvillohet nga Komisioni i Rithemelimit.
Votimet e sotme kanë nxjerrë fitues Gjenarin Kapcarin me 792 vota.
I dyti në garë doli Arbër Lushaj me 629 vota, e treta Vildane Gushta me171 vota dhe në fund Elvis Deda me-54 vota.
Këto zgjedhje janë kundërshtuar nga mbështetësit e ish-kryetarit Lulzim Basha të cilët e kanë quajtur këtë proces si të njëanshëm.