Kryeministri polak Mateusz Morawiecki ka thënë se qeveria e tij ka dërguar tanke në Ukrainë.
Gjatë një interviste me transmetuesin privat Polsat News, Morawiecki u pyet nëse Polonia ka dërguar ose do të dërgojë tanke në Ukrainë.
Ai u përgjigj “po”, pa dhënë më shumë detaje.
Morawiecki tha se do të tregojë më shumë informacione “në kohën e duhur”, por për momentin se ai nuk do të zbulojë se sa tanke janë furnizuar për shkaqe sigurie.
Prej disa javësh, është përfolur se Polonia ka furnizuar Ukrainën me tanke T-72 të epokës sovjetike.
Ministria e Mbrojtjes kishte refuzuar të komentojë lidhur me këtë. Morawiecki tha se çështja e furnizimit të Polonisë në Ukrainë me avionë luftarakë të epokës sovjetike MiG-29 tani është “mbyllur”.