Vendosni fjalën kyçe....

Margariti: Paratë për ndërtimin e Teatrit Kombëtar janë në buxhet, nisja e zbatimit u shty për shkak të luftës në Ukrainë


Ministrja e Kulturës, Elva Margariti mohoi që vonesa në ndërtimin e Teatrit Kombëtar të lidhet me mungesë fondesh, por nuk e fshehu faktin që kjo mungesë pas më shumë se një viti nga shembja e tij lidhet me pasigurinë ekonomike.

Ministrja e Kulturës deklaroi në emisionin ‘Sot’ në Euronews Albania se zgjatja e nisjes së zbatimit të projektit për teatrin e ri lidhet me situatën e përgjithshme të krizë energjetike dhe luftën në Ukrainë, por theksoi se fondet për nisjen e këtij projekti janë të dedikuara në buxhetin e këtij viti.

Kemi punuar fort për këtë projekt, është një vendim që do të piqet bashkërisht në mbledhjen e qeverisë për të çuar këtë projekt madhor, i cili buxhetin e ka të dedikuar për këtë vit. Është një buxhet prej 900 mln lekësh për të filluar këtë projekt madhor. Ajo që presim të gjithë është që investimi të bëhet në maksimumin e standardeve dhe performancës”, tha ministrja Margariti.