Media britanike ka raportuar se presidenti rus Putin dukej i brishtë dhe i paqëndrueshëm në pamjet që supozohej se ishin nga një meshë e mesnatës për Pashkët Ortodokse, duke ndezur thashethemet rreth shëndetit të dobët të tij.
Daily Mail shkruan se Putin kafshonte buzën dhe dukej i pasigurt teksa qëndronte në Katedralen e Moskës së bashku me kryebashkiakun e qytetit Sergei Sobyanin.
Një Putin me pamje nervoz u trondit dhe u shfaq i shpërqendruar teksa po ndiqte shërbesën e kishës, vijon media britanike.
Ai dukej se përtypte pjesët e brendshme të gojës së tij. Një gojë e thatë mund të jetë një simptomë e sëmundjes së Parkinsonit, një gjendje të cilën Kremlini e hodhi poshtë vitin e shkuar.
Thashethemet për shëndetin e presidentit rus po qarkullojnë prej shumë kohësh. Sipas mediave perëndimore, Putin nuk është në gjendje të mirë fizike e mendore. Në një video të shfaqur para pak ditësh, 69-vjeçari u pa duke kapur tryezën dhe duke goditur këmbën furishëm, duke nxitur thashethemet për përkeqësimin e tij mendor.
Mesha u drejtua nga udhëheqësi ortodoks rus Patriarku Kirill. Vëzhguesit thanë se veprimet e Putinit janë në përputhje me dikë që vuan nga sëmundja e Parkinsonit, e cila shkakton dridhje, lëvizje të ngadalshme dhe ngurtësi.
Përgatiti për Hashtag.al, K.Manjani