Twitter thuhet se po mbyll një marrëveshje për t’iu shitur CEO-s së kompanisë Tesla, Elon Musk. Kjo pas disa javë beteje publike me biznesmenin për ofertën e tij publike për të blerë rrjetin social.
The New York Times raporton se një marrëveshje mund të arrihet të hënën, pasi bordi po negocion me Musk për ofertën e tij prej 46.5 miliardë dollarësh për të blerë platformën e mediave sociale.
Duke iu referuar burimeve të paidentifikuara, NYT raporton se Bordi u takua edhe të dielën për të diskutuar ofertën. Marrëveshja megjithatë thuhet se mund të dështojë.
Platforma e mediave sociale nuk ka qenë në gjendje të gjejë një dispozitë në marrëveshjen e saj të mundshme me Musk që do të lejonte Twitter-in të kërkonte oferta të tjera edhe pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje.
Musk fillimisht ofroi 43 miliardë dollarë për të blerë Twitter-in, por kohët e fundit njoftoi se kishte siguruar 46.5 miliardë dollarë për të paguar për rrjetin social, në total 54.20 dollarë për aksion.
Musk do ta arrinte këtë me ndihmën e disa bankave që do t’i japin atij borxh për të financuar marrëveshjen, sipas dosjeve të SEC. Por Bordi i Twitter-it fillimisht e ka kundërshtuar ofertën e Musk, duke miratuar një mekanizëm mbrojtës të quajtur “pilula helmuese“. Kjo ishte një plan për të drejtat e aksionerëve që kufizon një aksioner të vetëm nga blerja e shumë aksioneve, duke e bërë të vështirë për Musk që të blinte kompaninë. Por Musk iu përgjigj masës duke postuar në Twitter se “nëse bordi i Twitter ndërmerr veprime në kundërshtim me interesat e aksionarëve, ata shkelin detyrën e tyre të besueshmërisë”.