Një pako e dyshimtë është gjetur sot në zonën e plazhit në Vlorë, duke ngritur në këmbë Policinë.
Pakoja e dyshimtë është parë nga banorët të cilët kanë njoftuar më pas uniformat blu. Paraprakisht dyshohet se lënda plasëse mund të ketë rënë nga një makinë.
“Më datë 25.04.2022, rreth orës 14:40, në lagjen ‘1 Maji’, Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër është konstatuar një pako e vogël, e zezë, e mbështjell me plasmas me ngjyrë të errët.
Grupi hetimor me ekspertët përkatës po kryejnë veprimet e mëtejshme për zbulimin dhe përcaktimin e përbërjes së saj.”- thuhet në njoftimin e Polisisë.
Shërbimet e policisë kanë marrë masa duke vendosur perimetrin e sigurisë.