Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë sot ku është ekzekutuar me breshëri armësh 55-vjeçari Giannis Skaftourou, i konsideruar si një prej bosëve të mafies në shtetin helen.
Gazeta “Protothema” raporton se në momentin e sulmit ka qenë e pranishme edhe vajza e tij 22-vjeçare, e cila është transportuar e plagosur lehtë në “Attikon” dhe i vjehrri, i cili gjithashtu ka mbetur i plagosur.
Në informacionet e para thuhet se Skaftouros u vra në oborrin e shtëpisë së tij, ku ndodhej me rreth 10 persona, të afërm dhe miq të cilët ishin mbledhur për të festuar Pashkët. Nga të shtënat u plagos edhe vajza e tij 22-vjeçare dhe vjehrri i tij, të cilët u transportuan në spital.
Një operacion i gjerë policor ka nisur për kapjen e autorëve, ndërsa në hetim po merr pjesë edhe një helikopter i ELAS-it.
Dyshimet janë se autorët kanë qenë 4 persona, dy prej të cilëve kanë zbritur nga motoçikleta dhe më pas kanë hyrë në oborrin e banesës ku ndodhej objektivi i tyre dhe kanë qëlluar në drejtim të tij dhe të familjarëve me breshëri kallashnikovi. Më pas janë larguar në drejtim të paditur.
Kush ishte Giannis Skaftourou?
Giannis Skaftouras ishte një emër i njohur për drejtësinë helene pasi konsiderohet si një nga bosat e vjetër të mafies greke. I konsideruar si “dora e djathtë” e Vasilis Stefanakos, një tjetër bos i mafias, i cili u vra në vitin 2018. Ky i fundit është përfshirë në disa vrasje të kryera nga shqiptari Alket Rizai.
Skaftouras u akuzua ndër të tjera për pjesëmarrje në rrëmbimin e pronarit të anijes Perikli Panagopoulos, për kontrata vdekjeje, shpërthime etj.
55-vjeçari ishte dënuar me burgim të përjetshëm për organizatë kriminale, por arriti të dalë nga burgu në vitin 2019.
I njohur me nofkën “xhaxha Xhoi”, në verën e vitit 2018, teksa ndodhej në burgun e Korydallos, ai u sulmua me thikë nga anëtarë të mafias shqiptare.
Në shkurt të vitit 2020, Giannis Skaftouros u arrestua gjatë një kontrolli të rastësishëm të punonjësve të policisë, pasi iu gjet një pistoletë, plumba, një thikë dhe një radio e sintonizuar në frekuencat e policisë. Por më pas ishte lënë i lirë.
Në verën e vitit 2018, teksa ndodhej në burgun e Korydallos, ai u sulmua me thikë nga anëtarë të mafias shqiptare.
Në shkurt 2020, Giannis Skaftouros u arrestua gjatë kontrollit të rastësishëm të punonjësve të policisë së ekipit të DI.AS në Glyfada. Atij iu gjet një pistoletë, plumba, një thikë dhe një radio i cili ishte i sintonizuar në frekuencat e policisë.