Qindra protestues u mblodhën në qendër të Parisit menjëherë pasi Emmanuel Macron fitoi zgjedhjet si president i Francës të dielën, në mandatin e dytë.
Protestuesit anti-Macron, të cilët e quajnë veten ‘antifashistë’, u përleshën me policinë në sheshin qendror të Parisit.
Policia franceze përdori gaz lotsjellës dhe u kërkoi protestuesve të shpërndaheshin.
Protesta të ngjashme u zhvilluan në qytetet perëndimore të Rennes dhe Nantes në orët e mbrëmjes, pavarësisht një ndalimi nga autoritetet lokale.
Rreth 250 protestues dogjën kazanët e plehrave në rrugë dhe u shpërndanë nga policia me gaz lotsjellës në Rennes.