Vendosni fjalën kyçe....

Rusia hap korridorin humanitar për civilët nga uzina “Azovstal” në Mariupol


Forcat ruse do të respektojnë një armëpushim rreth fabrikës së çelikut “Azovstal” të rrethuar në Mariupol duke filluar nga ora 14:00 e së hënës (sipas orës së Moskës), duke lejuar civilët të evakuohen në siguri.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria ruse e Mbrojtjes, shkruan RT.

Gjeneralkoloneli Mikhail Mizintsev, i cili është kreu i Qendrës së Menaxhimit të Mbrojtjes Kombëtare të Rusisë, tha se njësitë e armatosura “do të tërhiqen në një distancë të sigurt dhe do të ruajnë daljen e civilëve nga zona në fjalë në çdo drejtim që ata zgjedhin”.

Trupat ruse dhe Donbassi kontrollojnë kryesisht qytetin, por një numër ushtarësh ukrainas janë ngujuar në Azovstal. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, megjithatë, pretendoi javën e kaluar se rreth 1,000 civilë mbetën gjithashtu të bllokuar.

Mizintsev tha se nuk kishte “asnjë pengesë” që civilët të largoheshin nga uzina Azovstal, përveç “vendimit të Kievit dhe komandantëve të njësive nacionaliste për të përdorur civilët si mburojë njerëzore”.

Rusia më parë u ofroi luftëtarëve ukrainas mundësinë që të dorëzonin armët dhe të dorëzoheshin, por ata refuzuan.

Të enjten, presidenti rus Vladimir Putin e anuloi sulmin në uzinë, duke zgjedhur në vend të kësaj një bllokadë.