Vendosni fjalën kyçe....

Sekretari i francez: Do bëjmë përpjekje për hapjen e negociatave


Sekretari francez i shtetit, Klement Bon, ka hapur mbrëmjen e sotme natën franceze në Tiranë në kuadër të nismës së qeverisë për javët ndërkombëtare të kulturës.

Bon u shpreh se Franca do bëjë përpjekje për të hapur negociatat për Shqipërinë.

“Jam shumë i lumtur të drejtoj këtë video me këtë rast të veçantë të këtij eventi. Jam shumë i lumtur sepse jemi në një moment shumë të rëndësishëm për demokracinë në Francë.

Dhe pak ditë na ndajnë nga caktimi i momentit që lidhet me të gjithë ne, me konferencën mbi të ardhmen e Evropës ku janë përfshirë Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, pasi ne duhet të mendojmë të gjithë bashkë të ardhmen e kontinentit tonë.

Mendoj edhe përpjekjet që duhet të bëjmë përkrah jush në javët e ardhshme, shpresoj me rezultate shumë konkrete për të hapur negociatat drejt BE sepse rruga evropiane, fati evropian i Shqipërisë, ju e dini që unë jam angazhuar personalisht, është një nevojë e ndërsjellë që na bashkon.

I di përpjekjet që shoqëruar juaj ka bërë në këtë drejtim dhe jam i bindur që do të formojnë një Europë të bashkuar. Edhe ju në Shqipëri e dini çmimin e konfliktit. Dua të falënderoj përpjekjet e përditshme që vendosin ura mes nesh”, deklaroi ai.