Vendosni fjalën kyçe....

SHBA e Britania i premtojnë Suedisë prezencë ushtarake para anëtarësimit në NATO


Suedia ka marrë premtime konkrete nga Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara për mbrojtjen gjatë një procesi aplikimi në NATO.

Gjatë procesit të aplikimit për anëtarësim, po raportohet se Suedia ka marrë garanci sigurie nga dy superfuqitë perëndimore, në një tjetër konfirmim që mundësia e zgjerimit të agresionit rus në shtetet tjera nuk do të tolerohet.

Bëhet fjalë për rritjen e pranisë ushtarake, stërvitjet e thelluara ushtarake dhe mbështetjen “e fortë politike” nga vendet e NATO-s, sipas disa burimeve qeveritare.

Deklaratat se Suedia nuk do të mbrohet ose nuk do të marrë mbështetje gjatë një procesi të mundshëm aplikimi i konvenojnë Rusisë.

Çështja e garancive të sigurisë përpara se anëtarësimi në NATO të ratifikohet nga të gjithë aleatët ka qenë shumë aktuale javët e fundit.

Në zyrat e qeverisë është planifikuar që aplikimi për anëtarësim në NATO të mund të dorëzohet gjatë javës së 20 majit, në të njëjtën kohë me Finlandën.