Komisioni i Rithemelimit ka reaguar pas incidenteve të ndodhura në procesin për zgjedhjen e kreut të degës së Malësisë së Madhe.
Aty njëri prej kandidatëve theu kutinë e votimit duke akuzuar se po votonin njerëz që nuk ishin anëtarë të PD.
Komisioni i Rithemelimit thotë se Komisioni është vënë në dijeni të këtyre ngjarjeve të rënda dhe ka vendosur anulimin e zgjedhjeve në këtë degë.
“Komisioni është në procesin e mbledhjes dhe verifikimit të të gjitha fakteve dhe ndodhive që çuan në prishjen e procesit të votimit për të cilat do të shprehet me një vendim zyrtar.
Komisioni vlerëson se integriteti, transparenca si dhe vota e lirë e anëtarëve është primare në këtë proces të rëndësishëm të rithemelimit të Partisë Demokratike” – thuhet në njoftimin e PD.