Donald Trump i ka kërkuar mbretëreshës që t’u heqë Princit Harry dhe bashkëshortes së tij Meghan Markle të gjithë titujt mbretërorë, pasi ai e përshkroi Dukën e Sussex-it si ‘të rrahur aq keq sa nuk kam parë ndonjë person ndonjëherë’ dhe ‘të udhëhequr nga hunda’.
Ish-presidenti i SHBA-së e kritikoi Harry-n për ‘mungesë respekti ndaj vendit’ dhe një ‘turp’ duke shtuar se Mbretëresha duhet ta ndalojë atë që ta vizitojë atë në Britani dhe t’i thotë: “Sinqerisht, mos m’u afro.”
Ai pretendoi se ‘nuk ishte një fans’ i Meghan dhe se kishte të drejtë që në fillim’, duke i thënë Piers Morgan në kanalin e ri TalkTV: “Unë kam qenë një parashikues shumë i mirë, siç e dini. Kam parashikuar pothuajse gjithçka. Kjo histori do përfundojë dhe do të përfundojë keq.”
Kritikat e Trump ndaj çiftit nuk janë të parat. Ai ka bërë deklarata të ngjashme edhe kur monarkja 96-vjeçare e priti atë me gruan Melania në një banket shtetëror në Buckingham Palace në Londër në qershor 2019.
Kjo vjen pasi Harry dhe Meghan fluturuan nga shtëpia e tyre në Kaliforni dhe u ndalën në Angli për të vizituar Mbretëreshën në Kështjellën Windsor përpara se të niseshin në Hagë në Holandë për Lojërat Invictus.
Por zoti Trump i tha Morganit: “Harry është i rrahur keq, a e dini shprehjen, i fshikulluar? Nuk do ta përdor shprehjen e plotë. Por Harry është fshikulluar si asnjë person që mendoj se kam parë ndonjëherë. Unë nuk jam një fans i Meghan-it, nuk jam një fans dhe kam pasur të drejtë që në fillim. Unë mendoj se Harry-n e gjorë po e tërheqin nga hunda.”
Trump shtoi më tej: “E vetmja gjë për të cilën nuk jam dakord me Mbretëreshën, ndoshta një nga të vetmet gjëra ndonjëherë, është se unë mendoj se ajo duhet t’i kishte thënë Harry-t dhe Meghan, ‘nëse kjo është zgjedhja juaj, mirë, por ju nuk keni më tituj, dhe sinqerisht mos ejani më këtu’. Ai ka qenë kaq mosrespektues ndaj vendit dhe mendoj se është një turp.”
Më tej gjatë intervistës Trump tha se priste që martesa e dyshes të përfundonte. Trump tha se dëshiron të shohë se çfarë do të ndodhë kur çifti të ndahet, duke shtuar se ai mendon se ata do të divorcohen.
Ai tha: “Unë kam qenë një parashikues shumë i mirë, siç e dini – kam parashikuar pothuajse gjithçka. Do të përfundojë, dhe do të përfundojë keq. Dhe pyes veten se çfarë do bëjë Harry.”
Trump gjithashtu u përplas me Meghan në një intervistë me Nigel Farage në GB Neës vitin e kaluar. Ai tha në atë kohë: “Unë nuk jam një fans i saj. Unë nuk kam qenë që nga dita e parë. Unë mendoj se Harry është përdorur tmerrësisht. Mendoj se një ditë ai do të pendohet. Ai ndoshta po e bën tashmë. Mendoj se ajo ka qenë shumë mosrespektuese ndaj familjes mbretërore, më e rëndësishmja ndaj Mbretëreshës, dhe unë thjesht…që nga dita e parë nuk e kam kuptuar kurrë.”