Vendosni fjalën kyçe....

Vali Bizhga kandidatja e PS-së për Presidente? Rama: Thashethem, s’ka asgjë të vërtetë


Edi Rama e ka konsideruar thashethem emrin e drejtoreshës së kabinetit të kryeministrit Vali Bizhga, si emrin e tij të preferuar për Presidentin/en e ardhshme.

I pyetur lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit të ri, Rama tha se nuk ka asgjë të vërtetë nga ato informacione që kanë qarkulluar,

 “Nëse do të bënim një javë kulturore për thashethemet nuk do të diskutohet që Shqipëria do të mbante flamurin e kryesuesit të aftësisë prodhuese. Do të doja që të mos e shfokusonim vëmendjen nga kjo nismë. Procesi i zgjedhjes së presidentit stimulon thashethemet dhe shpesh herë përfshihen njerëz pa lidhje fare. Përgjigja ime është negative lidhur me pyetjen konkrete pasi nuk ka një të vërtetë.”- tha Rama.

Kujtojmë se pak ditë më parë të ish-kryeministri Sali Berisha, tha se Valentina Bizhga është emri që ka dalë nga zarfat e grupit parlamentar të Partisë Socialiste si kandidatja e propozuar për presidente.