Në Malësi të Madhe është ndërprerë procesi i votimit për zgjedhjet që po zhvillon Komisioni i Rithemelimit në PD për kryetar të degëve.
BalkanWeb raporton se është thyer kutia e votimit dhe janë djegur fletët e votimit.
Në garë në këtë degë kanë qenë tre kandidatë, Isa Ramaj, Fredi Sterkaj dhe Mimoza Rexhvelaj.
Ka qenë pikërisht kandidati Isa Rama që ka patur pretendime për disa parregullsi, ndaj dhe është shënuar incidenti në fjalë.